3 shkurt 2000:
AlbaFind bėhet mė e shpejtė nė saj tė njė pėrmirėsimi tė funksionimit tė saj. Ky pėrmirėsim bėn qė kalimi nga njė faqe e dokumentave tė gjetur nė tjetrėn, tė bėhet shumė mė i shpejtė.
29 janar 2000:
AlbaFind fillon shkėmbimin e reklamave. Tė interesuarit mund tė shkruajnė nė adresėn: support@albafind.com
15 maj 2000:
AlbaFind nis një shërbim bisedash në direkt me qëllimin që të lehtësojë diskutimin
e përdoruesve të AlbaFind me njëri-tjetrin. Ka gjithsej 14 oda diskutimi ku mbulohet e gjithë tematika e AlbaFind. Avantazhi i këtij shërbimi është se
në oda hyhet nëpërmjet një lundruesi web (Netscape, Internet Exlporer etj.)
22 gusht 2000:
AlbaFind nis një shërbim webmail falas. Për t'u regjistruar mjafton të plotësohet një formular tepër i thjeshtuar në faqen hyrëse të webmail-it. Regjistrimi kryhet brenda 24 orëve. Do t'ju jepet atëhere një adresë email e tipit: emri_juaj@albafind.com me kusht që ky emër të mos jetë zënë nga dikush tjetër. Konfirmimi i regjistrimit do t'ju dërgohet me email.
Që nga momenti që do të merrni konfirmimin, do të mund të dërgoni apo të merrni email prej/në adresën tuaj webmail AlbaFind.
11 tetor 2000:
AlbaFind nis sherbimin AlbaMonitor, qe eshte
nje vrojtues i frekuentimit te faqeve shqiptare ne Internet. Ndryshe
nga c'ekzistonte me pare me mekanizmat e votimit, tashme llogaritja e
frekuentimit me AlbaMonitorin behet automatikisht, sa here qe faqet
tuaja vizitohen. AlbaMonitori eshte pra nje mekanizem i paanshem per
klasifikimin e websajteve shqiptare. Per te aktivizuar AlbaMonitorin
per faqet tuaja ne Web dhe per te marre pjese ne klasifikimin e tij,
ju mjafton te regjistroheni ne AlbaFind.
28 dhjetor 2000:
AudioForumi është shërbimi më i fundit që ju ofron AlbaFind me rastin
e Vitit të Ri 2001.
Forumet janë vende ku mund të diskutohet në Internet. Ndryshe nga
Chat-i, diskutimet e forumeve nuk fshihen, por ruhen dhe mund të
konsultohen edhe shumë kohë më pas. Forume diskutimesh ekzistojnë
në hapësirën shqiptare në Internet, dhe diskutimet që mund të gjeni në
to janë shumë interesante. Por mjetet e shprehjes mbeten teksti dhe
ndonjë imazh ose foto.
E reja që përpiqet të sjellë projekti i AudioForumit janë diskutimet audio.
Kjo do të thotë që kur jeni duke diskutuar në forum, mesazhin ose reagimin
tuaj duhet ta regjistroni më parë në nje format audio, dhe ta dërgoni në forum
si attachment. Gjithashtu kur të lexoni një reagim duhet të hapni dokumentet
audio të bashkangjitura me mesazhet dhe t'i dëgjoni. Nga ana tjetër asgjë nuk
ju pengon ta shoqëroni mesazhin tuaj zanor me një tekst të shkurtër shpjegues.
Për të përdorur në mënyrë sa më të plotë AudioForumin, duhet të keni një
kompjuter (p.sh PC) që mund të regjistrojë mesazhe zanore. P.sh Windows
ka gjithmonë një program që quhet Recorder apo Magnetophone me të cilin
një mesazh inçizohet shumë thjesht. Dhe gjithmonë ka të paktën një program
që ju lejon të dëgjoni dokumente audio (p.sh MediaPlayer, RealPlayer etj.).
Por kushti i parë është që kompjuteri të ketë një kartë zanore (soundcard).
Përsa i përket formatit audio, do të preferonim formatin MP3, por edhe
formatet e tjera pranohen. Do të ishte e arësyeshme që mesazhet të mos
ishin shumë të gjata, për t'i bërë sa më të këndëshme diskutimet.
Sot AudioForumi është vetëm një maket mbi të cilin mund të ndërtohen
projekte të tjera shumë interesante. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë projekt
dhe të mos hezitoni të jepni mendimin tuaj ose të propozoni ide të reja.
Bëhet fjalë këtu për një teknologji relativisht të re në Internet, e cila është
ende në fazën e testimit përpara se të bëhet një normë.
Shpresojmë se do të kaloni momente të këndshme çlodhje, argëtimi dhe
marrje njohurish në AudioForum.